Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë marrë mijëra euro duke i mashtruar viktimat se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
Në një njoftim të PK-së thuhet se të arrestuar janë:
N. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
K. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
V. Behrami, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Tre të arrestuarit dyshohet të jenë implikuar në veprën e mashtrimit, duke marrë nga viktimat shuma të ndryshme parash (mijëra euro), duke u premtuar viktimave se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga të arrin mbi 8 qytetarë të ndryshëm të cilët nuk kanë raportuar se janë mashtruar nga po njëjtit persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë.
Policia ka ftuar të gjithë ata që janë viktima nga këto mashtrime të paraqiten në stacionin më të afërt policor për denoncim.