Policia australiane, zbulon 384 kilogramë kokainë që kap vlerën e 144 milionë dollarëve

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Një sasi e madhe e kokainës, më saktësisht 384 kilogramë, janë gjetur brenda një ekskavatori 20 tonësh në Australi.

Ekskavatori ishte transportuar me anije nga Afrika e Jugut për në Australi, kurse policia kufitare ka arritur ta gjej drogën pas skanimit të kontejnerit, brenda të cilit ishte i vendosur ekskavatori.

Qindra paketime të vogla kishin qenë të fshehura në sistemin hidraulik të lugës së ekskavatorit. Vlera e kokainës së konfiskuar kap shumën e 144 milionë dollarëve, kurse për shkak të kontrabandimit të saj janë arrestuar dy meshkuj.

Besohet se droga ishte planifikuar të dërgohet në Melbroune apo në Canberra, por edhe disa resorte malore. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/AustralianBorderForce/videos/647038629111110/?t=7
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme