Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të fundit, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thatë dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.
“Zjarrvënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin e tyre.