Policia blindon Kuvendin dhe Qeverinë (Foto-video)

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 09:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga orët e para të mëngjesit janë vërejtur lëvizje të mëdha të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët vinin nga qytetet e tjera drejt Prishtinës.

Ndërsa, tashmë Njësitë Speciale të Policisë kanë rrethuar ndërtesën e Kuvendit dhe Qeverisë. Madje ka filluar të ndalojë edhe lëvizjet e qytetarëve në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Policia e Kosovës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zhvillimet e sotme në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, ku do të mbahet protesta e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Nga ora 11:00 është paralajmëruar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në 11:30 do të fillojë seanca, në të cilën deputetët pritet të votojnë për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërkaq, në seancën e sotme ky do të jetë rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;

Koha për pyetje parlamentare;

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës;

Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës;

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;

Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015;

Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

policia policia1

mbishkrimi

 

Të ngjashme