Një gjykatës britanik urdhëroi konfiskimin e kriptovalutës Bitcoin me vlerë prej 1.1 milion dollarë nga një haker, i cili po vuan dënimin e tij në burg për të kompensuar viktimat e tij.
Grant West, 27 vjeçar, i cili u arrestuar në shtator të 2017-së, ju konfiskuan një numër llogarish ku mbante Bitcoin.
Ai do t’i shpenzojë edhe katër vite të tjera në burg nëse do të refuzonte vendimin e gjykatës që urdhëroi konfiskimi e vlerës prej 920 mijë stërlina.
Autoritetet britanike kanë pasur në posedim 82 Bitcoin por në kohën e konfiskimit vlera e kriptovalutës është ndryshe prej asaj që ka qenë atë kohë.
Ata thanë se West kishte përdorur një mjet të quajtur Sentry MBR për të realizuar sulme brute-force ndaj 17 kompanive. Llogaritë e hakuara më pas ai i shiste në tregun e zi kriminelëve të tjerë kibernetikë.
Në mesin e viktimave ishin emra të profilit të lartë si Uber, Groupon dhe T-Mobile.