Ekonomia Online
FUNDIT

Policia dhe protestuesit myslimanë përplasen në Jerusalem

Policia dhe protestuesit myslimanë përplasen në Jerusalem

Policia izraelite të shtunën kanë shpërndarë dhjetëra besimtarë myslimanë që ishin mbledhur në Portën e Damaskut në Jerusalem, një vend i popullarizuar publik gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton AP. Ishte nata e dytë e dhunshme që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit më herët këtë javë. Janë vendosur barriera të hekurit […]

Policia izraelite të shtunën kanë shpërndarë dhjetëra besimtarë myslimanë që ishin mbledhur në Portën e Damaskut në Jerusalem, një vend i popullarizuar publik gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton AP.

Ishte nata e dytë e dhunshme që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit më herët këtë javë.

Janë vendosur barriera të hekurit në shkallët e sheshit Porta e Damaskut për të parandaluar grumbullimin e besimtarëve myslimanë.

Lëvizja ka zemëruar myslimanët që shpesh mblidhen për të kaluar netët gjatë Ramazanit.

Edhe të enjten Policia izraelite kishte shpërndarë një turmë të myslimanëve.

Të ngjashme