Tre të vdekur dhe një i lënduar kanë mbetur të vdekur në një aksident në rrugën e Duhlës.
Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla ka konfirmuar lajmin.
“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7″.
“Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”.
Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.