Për një borxh rrihen mes vete me shkopinj druri

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 12:10 | Nga

Katër persona në fshatin Duhël të Suharekës, janë rrahur mes vete me shkopinj druri.

Policia njofton se rrahja kishte ndodhur si pasojë e një borxhi.

Tre prej tyre, kanë marrë lëndime trupore me ç’rast janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, e më pas janë liruar.

Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar dhe 16 fishekë 16-GA.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, të katërtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme