Vetë aksident me fatalitet

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 09:32 | Nga

Një person i moshës së mitur ka humbur jetën ditën e enjte, përderisa ishte duke e drejtuar një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël.

Tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve 14 vjeçari ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

Sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete.

Lëndime trupore ka pësuar edhe prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit, ndërsa rupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme