Policia e Kongresit amerikan konfirmon vdekjen e oficerit pas trazirave

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kongresit amerikan konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të sajtë enjten vonë nga lëndimet e pësuara kur një turmë mbështetësish të Presidentit Donald Trump sulmuan këtë ndërtesë një ditë më parë.

Policia e Kongresit tha në një deklaratë se oficeri Brian D. Sicknick vdiq të enjten “për shkak të dëmtimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës”.

Vdekja po hetohet nga dega e vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Kongresit të SHBA dhe partnerët e tyre federalë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Oficeri Sicknick ishte duke iu përgjigjur trazirave të mërkurën, 6 Janar 2021, në Kongresin e SHBA dhe u plagos ndërsa ishte ballafaquar me protestuesit. Ai u dërgua në një spital lokal u trajtua për lëndime “, thuhet në deklaratë.

Sicknick ishte bashkuar me Policinë e Kongresit në korrik 2008 dhe së fundmi shërbeu në Njësinë e Reagimeve të Parë të departamentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme