Policia e Kosovës e gatshme t’i arrestojë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 19:54 | Nga

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka bërët të ditur se arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk do të bëhen nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxhën, për të pyetur se a është gati policia të kryej arrestimet që do t’i kërkohen për Gjykatën Speciale, ai ka thënë, se “PK është e gatshme të zbatojë ligjin”.

“Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit. Detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara qartë me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Hoxha ndër tjera ka thënë, se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, andaj nuk mbete alternativë tjetër pos siguria dhe zbatimi i ligjit.

“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë, prandaj çdo veprim apo angazhim ligjor që ndërlidhet me sigurinë dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend nuk ka alternativë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme