Policia e Kosovës fton qytetarët për bashkëpunim për parandalimin dhe luftimin e veprave penale fajde dhe detyrim

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 11:51 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete policore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale, duke përfshirë parandalimin e fajdeve dhe detyrimit.

“Bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese, është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave strategjike, në luftimin dhe zbulimin e të gjitha veprimtarive kriminale, duke përfshirë edhe veprat penale të fajdesë&detyrimit. Veprat penale ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’ kryhen për përfitime materiale, ku fajde-dhënësit iu japin para të gatshme personave të ndryshëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar të tyre në kuptimin material dhe të gjykimit të gabuar të situatës materiale”, thuhet në komunikatë për media.

“Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor, mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë, dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret është hartuar plani operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit”, shkruhet më tej.

Policia njofton se qëllimi i këtij plani është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me veprën penale të fajdesë dhe detyrimit.

Në fund policia fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde dhe detyrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme