Policët kufitarë të Kosovës kanë arrestuar sot pasdite, në territorin e Podujevës, 11 shtetas të Serbisë dhe të Rusisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
PK, përmes rrugëve operativo-hetimore, kishte siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.
“Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”, bën të ditur policia.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsej 11 persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Personat e ndaluar janë:
1. M. P. 1990 M Serb
2. Z. P. 1969 M Serb
3. Y. P. 2002 F Rus
4. O. K. 1977 F Rus
5. E. P. 1974 F Rus
6. E. P. 1975 F Rus
7. A. K. 1974 M Rus
8. G. P. 1966 M Serb
9. M. M. 1980 F Serb
10. A. P. 1975 M Rus
11. V. P. 1991 F Serb
Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.