Policia e Kosovës kontrollon 28 lokale e bare nate, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:57 | Nga

Në zbatim të Planit Operativ ,,Maji 2018”, marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të  informatave  nga terreni, Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së,  në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së,  ka  realizuar  kontrolle dhe inspektime rutinë  në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme. Shtatë (7) nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.

Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të  Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare).  Të gjitha shtetaseve të huaja  u janë konfiskuar   dokumentet (në mungese të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat  për tu paraqitur  në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme