Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërhyrë në një konflikt në mes të disa nxënësve të një shkollë në Prishtinë ku ndaluan parashkallëzimin e këtij konflikti.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se disa nxënës e kishin lënë një takim për të ‘zgjidhur’ mosmarrveshjet mes tyre.
“Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjes mes tyre. Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur. Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në komunikatë.