Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.
Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, raporton “Top Channel”.
Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.