Policia e Kosovës ditëve të fundit ka shtuar dukshëm njësitet e saja në rrugët e Kosovës.
Kështu, nga e hëna, Njësiti i Autostradave ka filluar të zbatoj një plan operativ, përmes së cilit ndalon veturat me xhama të errësuar, e që është e ndaluar.
Me këtë plan, shoferët me vetura që kanë errësuar xhamat, do të marrin gjobë prej 60 euro, pasi një gjë e tillë konsiderohet shkelje.
Një qytetar i cili mori një gjobë nga policia, ka publikuar një fotografi në rrjetin social, ku ka kërkuar të bëhet kujdes në trafik. /Express