Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testit me shkrim për tu bërë pjesë e policisë.
Në ueb faqen e Policisë së Kosovës, janë publikuar të dhënat për të gjithë kandidatët të cilëve u është pranuar aplikacioni për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, informon të gjithë aplikantet të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik të shpallur me datë 16.Prill 2018 deri me 10 Maj 2018 për zyrtar policor, dhe njeherit ftohen që t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili do të mbahet në nivel të Drejtorive Rajonale të Policisë së Kosovës me datat 15 dhe 16 Shtator 2018.
Njëkohësisht Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare njofton kandidatet mbi procesin dhe kriteret e testimit qe duhet t’iu përmbahen.
VËMENDJE: Kandidatët nga lista duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 60 minuta (një orë) para fillimit të testimit.
Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë me vete:
1. 1. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),
2. 2. Letërnjoftimin ,
3. 3. Laps kimik me ngjyrë të kaltër
Kandidatët ditën e zhvillimit te testimit me shkrim nuk lejohen te përdorin pajisje të teknologjisë informative siç janë telefonat mobil, kalkulator etj. Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit do te pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.
Çka duhet të dini për testimin me shkrim:
Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme (40%), gramatikë (30% ) si dhe matematikë (30%).
Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin është 70% të përgjigjeve nga testi.
Testi me shkrim zgjatë 150 minuta ( dy ore e tridhjetë minuta ) në interval kohor.
Kandidatet të cilët e kalojnë me sukses testin me shkrim (minimumi 70%), e fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar testit fizik.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës
Nëse kandidati dështon në këtë fazë të testimit, ai/ajo nuk ka të drejtë të vazhdojë në fazat tjera dhe nuk i lejohet përsëritja e testit.
Testi do të mbahet të dielën e ardhshme.