Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka sqaruar lidhur me videot e publikuara ditët e fundit në disa media, ku shfaqen zyrtarë policorë që dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet ligjore.
Tutje ata thanë që pavarësisht rasteve të izoluara të individëve të cilët po hetohen dhe masa ligjore do të ndërmerren pas hetimeve profesionale dhe transaprente nga autoritetet kompetente (IPK), Policia e Kosovës do garantoj qytetarët e vendit se nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe as paraqitja ndryshe e imazhit të institucionit të Policisë, përveç siç është vlerësuar deri më tani si ndër institucionet më të besueshmet dhe më profesionale, thuhet në njoftim
Gjithashtu, lidhur me rastin e publikuar dje në gazetën “Sinjali”, ku shihet arrestimi i njërit nga personat e dyshuar për shoqërimin e tij në Polici, ata kanë informuar qytetarët se:
“Me datë 25.01.2021, rreth orës 21:15, në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare, respektivisht ishin në asistencë të inspektorëve sanitar për zbatimin e masave dhe kufizimeve sipas ligjit anti—Covid-19”. Thuhet në njoftimin e Policisë