Plagosje e therje në Novobërdë e Kamenicë

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është plagosur me armë zjarri më një gusht në fshatin Strazhë të Novobërdës, derisa një tjetër, po në këtë datë, në Kamenicë është therur me thikë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë manipulimit me armë i dyshuari, që është arrestuar, kishte plagosur me armë zjarri viktimën derisa të dytë ishin brenda veturës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Kurse në Kamenicë është arrestuar i dyshuari pasi ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme