Haradinaj pas vizitës në Polici: Nuk do të lejojmë që kriminelët ta marrin ligjin në dorë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 09:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Kreu i ekzekutivit pas takimit me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se nuk do të lejojnë që kriminelët ta marrin ligjin në dorë.

Sipas tij, ligjet kanë avancuar dhe se në javët e para të janarit do të procedohen një nga një, ai edhe për sigurimin jetësore të policëve.

“Nuk është e para kemi pas raste të tillë. Dje epolilogu i një ngjarje të  një polici  i vrarë në detyrë. Polici  ka shti në mbrojtje të vendit dhe rendit”.

“Kam ardhur me ju shpreh ngushëllime, por edhe me ju iu dhënë përkrahje. Mos me lejuar kriminelët me bo ligjin në Kosovë. Institucionet e Kosovës do të marrin krejt veprimet që me mbështet policët”.

“Nuk do të lejojmë që kriminelet të marrin ligjin në dorë. Ligjet kanë avancuar janë në fazën finale besoj që në javët e para të janarit do të procedohen një nga një për sigurimet jetësore”.

“Do të marrë pjesë në varrim do të jemi afër familjes në të gjithë kërkesat. Shihet që jemi të ekspozuar një pjesë e këtyre kriminelëve kanë karrierë të bujshme kriminale”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se polici i vrarë dje ka kryetar punën me heroizëm.

“Ka humbur jetë një polic, gjatë shkëmbimit të zjarrit me një person që ka tentuar të bëjë një grabitje dhe më vonë policia e ka neutralizuar edhe atë. Kemi pasë një gjendje mjaftë të rëndë kanë qenë të rrezikuar edhe qytetarët edhe punëtorët e bankës edhe shumë njerëz që kanë qenë aty afër”.

“Kjo ka mundur të përfundoj edhe më keq, jam shumë krenar që Polica ka intervenuar me kohë dhe ka arritur të mbroj qytetarët. Një polic ka vdekur, por ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë shumë madhështore. Është tragjike, por në të njehtë kohë jemi krenarë”.

Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit vjen një ditë pasi në Istog mbeti i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës pas plaçkitjes së bankës që ndodhi atje, raporton Ekonomia Online.

 

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 28, 2018

Haradinaj viziton Policinë, pas vrasjes së policit në Istog

Kryeministri, Ramush Haradinaj, po qëndron në vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Bashkë me të është edhe ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje gjatë takimit, ku pritet pastaj deklaratë për media.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi në Istog gjatë një përleshje me plaçkitës ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë.

Të ngjashme