Një patrullë e policisë së Kosovës është sulmuar mbrëmë në afërsi të Zubin Potokut, në veri të Kosovës, përderisa ishte në lëvizje, nga persona që deri më tani mbeten të panjohur për policinë.
Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, e konfirmoi incidentin për KALLXO.com.
“Mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Banjë të Zubin Potokut me armë zjarri është sulmuar patrulla e policisë kufitare e cila ka qenë duke lëvizur drejt Bërnjakut”, tha Hoti.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident ndërsa vetura e policisë ka pësuar dëme materiale.