Policia e Kosovës vendos radar me fotografi në autostradë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Për të parandaluar aksidentet dhe për të identifikuar shkelëst e rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës po përdorë radarin me fotografi, nëpër autostrada.

Policia ka publikuar fotografi nga një aksion në Veternik përmes të cilës shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z.Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

-62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019.
-16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.
-15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019.
Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Network – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3357899974270515
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme