Policia e prokuroria intervistojnë minatorët e Trepçës

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Punën në horizontin 10-të e ndërprenë për dy ditë.

Një grup minatorësh të Trepçës aty u futën në grevë, duke kundërshtuar suspendimin e shtatë kolegëve të tyre, meqë drejtoria vlerësoi se i shkelën rëndë detyrat e punës.

Rikthimi i këtyre në punë do të shqyrtohet këtë muaj, andaj minatorët e ndërprenë grevën.

Por, për protestën që bënë, disa prej tyre u intervistuan nga policia, njofton Klan Kosova.

Nga policia i thanë Klanit se intervistimi në procedurë të rregullt u bë me urdhër të prokurorit.

Kjo me dyshimin për veprën “Keqpërdorim i të drejtës së grevës”.

Të ngjashme