Televizioni “N1” ka raportuar të hënën se kreu i grupit terrorist që kishte organizuar sulmin në Banjskë, Milan Radojicic, dhe shoku i tij Zvonko Veselinovic, po ruhen nga njësitet elitare të policisë së Serbisë.
Siç raporton televizion serb, kjo po ndodh pas një vrasjeje të ndodhur në Senjak dhe pas arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit.
“Pas vrasjes në Senjak dhe arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit, presidenti i Serbisë premtoi se oficerët e policisë nuk do të ruanin më manjatët dhe kriminelët. Ndërkohë, mësuam se anëtarët e njësive më elitare të policisë serbe po ruajnë biznesmenët nga Kosova, Milan Radoičić dhe Zvonko Veselinović”.
Sipas raportimit, Ministria e Brendshme e Serbisë ka heshtur për më shumë se një javë të pyetur për këtë çështje.