Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Njësiti i Trafikut Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë filluar planin për kontrollin teknik të automjeteve.

Togeri Nazmi Zogaj nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë tha për KALLXO.com se ky plan ka për qëllim kontrollimin e gjendjes së automjeteve të cilët janë pjesëmarrëse në komunikacion.

“Policia e Kosovës përkatësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor për Prishtinë ka filluar një operacion ku ka për qëllim kontrollimin teknik të automjeteve të cilat janë pjesëmarrëse në rrugë”, tha Zogaj, transmeton Express.

Ai shtoi se zbatimin e këtij plani Njësiti i Komunikacionit bashkëpunuan me inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe drejtorinë e rrugëve e cila është në kuadër të Ministrisë.

Sipas Zogajt, plani fillimisht është paraparë të zgjas deri në fund të kësaj jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme