Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.
I dyshuari, i cili është i njohuar për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.
Ai besohet se është plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur afër një zone të famshme të Tregut të Krishtlindjeve, afër sheshit, Place Kléber.
Prokurori francez kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë çështje.
Megjithatë motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.
“Ai ka luftuar dy herë me forcat tona të sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner.
Duke konfirmuar vdekjen e tre personave, Castaner ka thënë se është rritur siguria në pikat kufitare si dhe në tregjet e Krishtlindjeve.