Sot duke filluar nga ora 00:10, në zonën e komunës Junik, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar Kontrollimi i lokaleve 2019.
Njësitë policore, Stacioni Policor në Junik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Pejë, përkatësisht Njësitin e Reagimit Shpejtë, Inspektorët komunal të komunës Junik, është vepruar sipas urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje të lokalit në lokacionin në rrugën Junik – Hereq.
Gjatë bastisjes Policia ka gjetur edhe armën e tipit TT cal.7.62 dhe 72 fishek të këtij kalibri. Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari A.P. m/k/sh, i (lindur) 1980 është arrestuar, me ç’rast është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të vazhdohet me procedura të mëtejme.
Për mosrespektimin e orarit të punës në ketë lokal, do të merren masat adekuate nga zyrtarët përkatës komunal.