Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë po zhvillon aktivitetet e saj për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë, në fshatin Barilevë në kuadër të veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe sekuestruar:
– një revole e tipit “Zoraki”; si dhe
– një thikë.
Me këtë rast është shoqëruar për në stacionin policor edhe një person i dyshuar.
Ndaj tij në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.