Policia e rajonit të Këlnit në Gjermani mbeti e habitur kur inspektoi një autobus që vinte nga Shqipëria dhe udhëtonte drejt Holandës.
E policia e hoqi autobusin nga qarkullimi.
Sistemi i frenimit i autobusit ishte në pikë të hallit, aq sa ishte vendosur një çelës për ta forcuar.
Lista e mangësive të autobusit shkon në tre faqe.
Shoferi u autobusit u detyrua të paguajë një depozitë sigurie prej 1350 eurosh.
Grupi prej 50 personash, që po udhëtonte për një tur në Holandë, e vazhdoi udhëtimin me një mjet tjetër.