Policia gjobitë 181 shoferë në Shkup, 117 për tejkalim të shpejtësisë

Prishtinë | 01 Pri 2024 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.03.2024) ka vazhduar me kontrolle e intensifikuara në trafik me ç’rastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba nga të cilat: 117 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë për kalim në semafor të kuq, 10 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së.

Të ngjashme