Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një operacion të gjerë bastisjesh kundër krimit të organizuar në shtatë rajone të vendit në bashkëpunim Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në këtë operacion sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, Policia ka arrestuar 8 persona, dhe ka sekuestruar 26 kg ari, 33 kg argjend, tri vetura, një autobusë dhe 5 800 euro para kesh, në përpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra.
Sipas Policisë së Kosovës ka edhe disa persona të tjerë që janë nën hetime, por që janë në proces gjyqësor.
Ndërsa 8 personat të dyshuar, që janë të involvuar në vepra të ndryshme kriminale kryesisht në krim të organizuar dhe kontrabandim me mallra, sot dalin para gjykatës nga gjyqtari i procedurës paraprake ku do t’iu caktohet paraburgimi.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin Krimit të Organizuar Rexhep Fetahu, tha se gjatë zhvillimit të këtij operacioni e kanë pasur përkrahjen nga ATK-ja, Dogana e Kosovës, e cila ka konfiskuar dëshmi të rëndësishme dhe Inspektoratin e MTI-së.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale: