Që nga ora 8:00 e mëngjesit, Policia e Kosovës ka organizuar portën e hapur për qytetarë, në 25-vjetorin e themelimit të saj, raporton Ekonomia Online.
Interesimi ishte i vogël nga qytetarët, ndërsa porta do të qendrojë e hapur deri në orën 16:00.
Ceremonia qendrore do të mbahet në hotel “Emerald”, duke filluar nga ora 11:00. Aty pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.