Policia e Kosovës e ka arrestuar dje në mesditë një person në Klinë. I njëjti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë për dhënien e dokumentacionit personale për identifikim.
Të njëjtin zyrtarët policorë e kanë sjellë në stacion policor për intervistim dhe verifikim.
I dyshuari gjatë gjithë kohës ka qenë agresiv duke i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.