Policia heton katër persona në Gjermani për lidhje me sulmuesin në Vjenë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Policia gjermane ka kërkuar në shtëpitë e katër personave nën dyshimin për lidhje me sulmuesin militant islamik i cili vrau katër persona në Vjenë.

Policia thotë se ata nuk konsiderohen të dyshuar por se kishin kontakt me sulmuesin dhe dy prej tyre e kishin takuar atë, raporton BBC.

Një numër të dyshuarish po mbahen në Austri, por hetuesit kanë zgjeruar terrenin e hetimin edhe në Zvicër.

Sulmuesi ka gjuajtur me armë në gjashtë vende në qendër të Vjenës, të hënën në mbrëmje.

Dy gra dhe dy burra janë vrarë dhe 23 janë plagosur. Policia e qëlloi për vdekje sulmuesin derisa vërtetoi se ai kishte nënshtetësi austriake dhe maqedone.

Të ngjashme