Policia britanike është duke hetuar një pako të dyshimtë, e cila u është dërguar princ Harryt dhe të fejuarës së tij Meghan Markle.
Pakoja me substancë të dyshimtë ishte dërguar më 12 shkurt në pallatin Saint James, ku ndodhet zyra e Harryt, por substanca është testuar dhe është konfirmuar se nuk është e dyshimtë, transmeton KP.
Sipas pohimeve të policisë, detektivët po hetojnë nëse ka pasur komunikim keqdashës.
Gazeta “Evening Standard”, në fakt, ka bërë të ditur se në pako gjendej një porosi raciste, transmeton AP.
Princ Harry dhe Markle do të martohen më 19 maj në kështjellën Windsor.