Dy të rinj kanë përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë pasi u kapën duke tentuar të vjedhin në dy automjete. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bahri Fazliu”, kur disa zyrtarë policorë, në rroba civile, vërejtën veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se dy të dyshuarit fillimisht afrohen te një veturë, ku njëri hyn dhe kontrollon, teksa tjetri i bën roje dhe më pas vazhdojnë ‘planin’ për te vetura tjetër, ku edhe aty veprojnë njëjtë.
Pas një kohe të shkurtër, ata ikin dhe largohen me një veturë, por që ndalen nga një patrullë policore dhe shoqërohen në stacion policor.
Përveç tyre, Policia ka ftuar edhe pronarët e veturave që të dyshuarit i kontrolluan dhe të njëjtit kanë deklaruar se nuk iu mungon asgjë.
Sinjali mëson se vetura e të rinjve është sekuestruar, teksa ata janë dërguar në mabjtje për 48 orë dhe ngarkohen me veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.