Pas hetimeve intensive, hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Hetuesit policorë gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.
“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç), V.L. (m/sh/k 19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k 27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta,në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram,të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe disa vepra të tjera të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda në Ferizaj dhe rrethinë ku janë duke u zgjeruar hetimet në këtë drejtim.