Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai shihet duke i dhënë një goditje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë/
E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së paqartësive si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin. Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”. ka thënë Borovci.