Policia: Janë djegur dy kamionë në veri, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK) njofton se në orët e para të mëngjesit janë djegur dy kamionë në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në veri të Mitrovicës.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mengjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Të ngjashme