Policia jep detaje lidhur me arrestimin zyrtarëve të saj për ryshfet

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor të zhvilluar mbrëmë, ku ka rezultuar me arrestime të disa personave të dyshuar për marrje ryshfeti, prej tyre edhe policë, raporton Ekonomia Online.

Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike  dhe korrupsionit, tha se hetimi për këtë rast ka filluar në fund të vitit të kalaur dhe i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për marrje ryshfeti.

Ai tha se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë policorë, një nga MPB-ja dhe një qytetar në Kaçaniku.

“Me datë 17/10/2019 në bashkëpunim me prokuroritë themelore ka filluar ndërmarjet për tre persona të dyshuar. I dyshuari i parë A.M, i dyshuari i dytë L.M i dyshuari i tretë me iniciale L.B qytetar nga Kaçaniku ndaj këtij  të fundit ka pas në trajtim raste hetimore dhe dyshohet që ka pranuar ryshfet përmes të dyshuarit A.M. Nga ky hetim kemi grumbulluar prova të nevojshme se ata janë të përfshirë në vepra penale, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës. Jemi në fazën finale të operacionit qe lidhet me Gjykatën Themelore të Krimeve të Rënda në Ferizaj. Me përfundimin e bastisjeve i kemi të arrestuar edhe nga qendra e regjistrit civil dhe qytetarin nga Kaçaniku”, tha ai.

Drejtor i Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova tha se në këtë aktivitet ka rezultuar të ketë edhe zyrtarë policorë.

“Sa i përket operacionit sot që ka rezultuar e një zyrtari të Ministrisë Brendshme i dyshuar për aktivitete kriminale. Ka rezultuar që në këtë aktivitet ka rezultuar që të kemi edhe zyrtar policor. Përpos këtyre kemi të arresuar edhe një qytetar nga Kaçaniku që ka qenë i përfshirë. Dje është bërë publike qe janë arrestuar nga inspektorati policor dhe ata kanë qenë të përfshirë edhe në rastin e sotëm dhe kanë kryer aktivitet për të cilat është marr një urdhër kontroll dhe është përgatit arresti sot dhe të njëjtit janë zbuluar që kanë edhe aktivitet tjera kriminale”, tha ai

Ndaj zyrtarit të MPB-së tha që është shtruar kallëzim penal nga drejtoria e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kemi të bëjmë me dy raste ku kemi dy zyrtar tjerë dhe që janë suspenduar nga unë për 3 ditë dhe të njëjtit kanë qenë të përfshirë. Sot është arrestuar edhe një zyrtar tjetër. Zyrtari i lartë i MPB ka qenë duke u hetuar për një kohë të gjatë dhe ndaj të njëjtit është shtruar kallëzim penal nga drejtori e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha ai.

“Zyrtarë që janë arrestuar dje dhe sot njëri zyrtar L.O është punësuar në vitin 2005 ndërsa dy të tjerët njëri sot dhe dje janë që nga viti 2010 qe punojnë si zyrtar në drejtorin e krimit dhe korrupsionit. Ne jemi të vetëdijshëm që mund të ketë edhe zyrtar të tjerë dhe jemi të përkushtuar që t’i identifikojmë dhe në total janë transferuar 17 zyrtarë nga drejtoria e krimit dhe korrupsionit. Zyrtari i MPB-së ka qenë një target bukur i gjatë dhe nuk ka qenë për ne e lehtë të dëshmohet dhe prandaj hetim i ka qenë  i klasifikuar. Zyrtarët tanë janë të përfshirë në të dyja rastet dhe interesi është zbulohet seri në detaje ky aktivitet kriminal i cili ndërlidhet me aktivitetin që e kemi bërë sot ku dëmton interesat e vendit”.

“Zyrtari. L.O është një zyrtar i njohur dhe shkelje të ndryshme dhe sot mora informacion që i njëjti është hetuar vitin e kaluar. Zyrtari nuk është i përshtatshëm për detyrën që ka në drejtorin e hulumtimit të krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ka konfirmuar lidhjen e tij familjare me të arrestuarin Lavdim Osmani.

“Është e vërtet që me hetuesin e arrestuar kam një relacion familjar ku jemi tezak dhe kjo nuk e zbeh çështjen time dhe me i hetua rastet ashtu siç e kërkon”, tha ai.

Shillova ka thënë se asnjë nga zyrtarët e arrestuar nuk është transferuar në drejtorinë e Krimeve Ekonomike pas ardhjes se drejtorit aktual, Rashit Qalaj.

Shillova ka thënë se Osmani ka qenë i njohur për drejtorinë. Sipas tij para 1 muaji është rekomanduar transferi i tij porse ende Komisioni Disiplinor nuk e ka trajtuar këtë rekomandim.

Ai ka thënë se dyshohet që në ndonjë rast kanë marrë 2500 euro, 10 000 euro por edhe pasuri tjetër që nuk janë para.

Të ngjashme