Mëngjesin e djeshëm, një 26 vjeçar u gjet pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Në njoftimet fillestare të policisë, thuhet se mjeku konstatoi vdekjen e tij, teksa bëhej fjalë për një shtetas të huaj.
“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj” pohoi dje për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Ndërkohë, policia ka bërë me dije se i ndjeri ishte shtetas i Marokut dhe se njësitet relevante janë duke e trajtuar rastin.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi