Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është aksidentuar sot në fshatin Besi të Podujevës.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se Veliu është vet aksidentuar.
“Rreth orës 17:30 Policia ka marrë informatën për një vetaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë -Prishtinë respektivisht në fshatin Besi”.
“Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë Borovci.