Të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull dhe një femër, njofton Policia e Kosovës.
Ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupat e pa jetë te dërgohen në obduksion në Mjekësinë Ligjore.