Policia jep detaje për demolimin e një lokali në Prishtinë të martën mbrëma

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për demolimin në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë të martën mbrëma.

Siç ka mësuar KOHA bëhet fjalë për lokalin “Bon Vivant”.

Sipas raportit të Policisë, disa persona kanë hyrë në lokal dhe kanë demoluar disa tavolina, ndërsa është sulmuar edhe menaxheri i lokalit. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar.

“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme