Policia jep detaje për incidentin te selia e PDK-së, nuk ka lidhje me subjektin

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mbrëmjes është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë përballë selisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Pasi disa medie që raportuan për rastin e theksuan faktin që kjo ndodhi te selia e PDK-së, në rrjete sociale pati komente që mund të kishte pasur një incident në këtë subjekt. Por, policia sqaron se të shtënat kanë ndodhur në rrugë, afër Sheshit “Nënë Tereza”.

Të ngjashme