Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në fshatin Zhabar të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, prokurori dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksohet në raportin e policisë.

Të ngjashme