Policia e Kosovës ka dhënë detaje për pjesëtarin e FSK-së që dyshohet se keqpërdori seksualisht një vajzë 15-vjeçare.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Kllokot dhe të dy i takojnë nacionalitetit serb.
Këtë njoftim e ka bërë përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se i dyshuari është zënë në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sulmi fizik dhe dëmtimi i veturës , është raportuar dhe proceduar me datë, 07.02.2019.