Policia bën të ditur se derisa zyrtarët policorë ishin duke patrulluar kanë vërejtur një veturë e cila kishte bllokuar rrugën, pas kësaj kishin kërkuar që vetura të largohet kurse dy vajzat kanë reaguar dhunshëm.
“Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare zyrtar policor deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet.
Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marr edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.