Policia jep detaje për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, është rrahur dje nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graçanicës.

Për këtë rast, deri tash janë arrestuar shtatë të dyshuar.

“Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Për rastin është deklaruar edhe Nenad Rashiq. Rashiq ka thënë se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.

Rashiq sulmin ndaj djalit e ka lidhur me aktivitetin e tij politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme